Transmetuar më 23-11-2017, 10:27

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit dhe një i tretë është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar edhe 44 kilogram lëndë narkotike kanabis si dhe armë zjarri.

Mësohet se në pranga janë vënë: Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 32 vjeçarit F.B., banues në Luz, Fushë-Krujë.

Ditën e djeshme në sajë të operacionit të koduar “Luzi” në Fushë – Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues Jurgen Tufa dhe pasagjer Lek Biba u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth  44 kg lëndë narkotike e dyshuar e kanabis sativa dhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99”, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /b.l/noa.al/