Transmetuar më 23-11-2017, 10:41

Ministri Damian Gjiknuri gjatë një takimi me donatorët për reformën e ujit, ka deklaruar se pas nisjes së aksionit ka fluks për të formalizuar lidhjet e paligjshme. Ai theksoi se sfidë është ulja e nivelit të humbjeve në rrjet, ndërsa familjet në nevojë do të subvencionohen.

“Shqetësim i madh niveli i humbjeve në rrjetin e ujit. Një menaxhim i mirë, do të sillte reduktimin e humbjeve për të rritur investimet. Paralelisht me reformën duhet një reformë për ta formalizuar sa më parë.

Kemi ndërmarrë edhe aksionin për formalizimin; faza e parë 90 ditore që përfundon në 1 shkurt, ku janë ftuar qytetarët që të bëjnë formalizimin duke mos pasur penalitete. Faza e dytë do të synohet formalizimi i të gjithë sektorit”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej ai theksoi se objektivi është që brenda 2018 çdo konsumator të jetë i pajisur me një kontratë. “Aksioni do të përfshijë të gjithë institucionet. Ka filluar një fluks formalizimesh, qytetarët e kanë kuptuar se qeveria e ka marrë seriozisht. Ka çdo ditë kërkesa për lidhje të kontratave të reja.

Reforma synon; orientim, ndarjen e përgjegjësive, krijimi i shoqërive të qëndrueshme dhe forcim i kapaciteteve njerëzore. Përsa i përket shtresave në nevojë do të ketë subvencionim” deklaroi ai. /b.l/noa.al/