Transmetuar më 23-11-2017, 11:27

Një histori drithëruese dhe frymëzim për dashurinë është historia e Isabell Whitney dhe Preble Staver nga Virginia e SHBA-ve. Çifti i martuar prej 70 vitesh largohen së bashku nga kjo jetë, një vdekje e ëmbël të pandarë deri në frymën e fundit.

Isabell Whitney, 95 vjeçe dhe Preble Staver, 96 vjeç u njohën në një takim në errësirë para shumë vitesh dhe qëndruan së bashku për 70 vite, derisa një ditë humbën jetën në spital, të kapur për dore.

Kur Isabell shfaqi shenjat e demencës dhe duhet të qëndronin në dhoma të ndara në spital, nuk pranuan dhe zgjodhën të humbnin jetën duke shtrënguar duart për të përcjellë për herë të fundit ndjenjën e madhe të dashurisë.

Ata u martuan në vitin 1946 dhe kishin së bashku 5 fëmijë. Ishte pikërisht vajza e tyre e cila vendosi ta bëj publike në Facebook historinë e prindërve të tyre.

“Në atë moment dukeshin më të qetë dhe ashtu mbetën derisa u ndanë nga jeta në moshën 95 dhe 96 vjeç”, u shpreh vajza e tyre.

Gjatë gjithë jetës janë ndarë vetëm një herë gjatë Luftës së Dytë Botërore kur Preble ishte në shërbim të marinës. /b.l/noa.al/