Transmetuar më 23-11-2017, 11:33

Policia ka mundur të vërë në pranga një person të shpallur në kërkim të dënuar me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge.

Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar Arjan Xhemali (Shabani) 44 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar 44 vjeçarin me 6 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/