Transmetuar më 23-11-2017, 13:25

Aktori i humorit Gazmend Paja ka qenë mjaft i rezervuar për jetën e tij private. Por ditën e sotme më në fund ai ka folur hapur, duke deklaruar se është i dashuruar.

I ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në emisionin “Wake Up”, ai ka pohuar se është në një lidhje me një vajzë të cilën e cilëson “e bukura e dheut”.

Prezantuesit e programit e kanë përkufizuar vajzën me këto fjalë, “Bionde, e bukura e dheut, e gjatë, elegante, e qeshur, pozitive, që i qeshin syçkat kur sheh Gazin”.

Nga ana e tij Gazi ka thënë se e kanë marrë me ngadalë lidhjen dhe se po e shijojnë raportin e tyre.

“Është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”, është shprehur aktori.

Po ashtu Gazi ka thënë se nuk bashkëjetojnë ende dhe se i kanë marrë gjërat me qetësi. /a.y/noa.al