Transmetuar më 23-11-2017, 14:22

Administrata shtetërore duket se do ju gëzohet më shumë se çdo herë tjetër festave të 28 dhe 29 Nëntorit.

Kjo pasi me vendim qeverie, u vendos që dita e hënë do të jetë pushim, çka do të thotë pesë ditë rresht pushim, duke nisur nga e shtuna, e diela, e hëna, e marta dhe e mërkura.

Vendim

PËR

CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /a.y/noa.al