Transmetuar më 23-11-2017, 14:31

Një sherr mes dy djemve në moshë të mitur mesditën e sotme, ka përfunduar me një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës, ku është goditur me mjet prerës në bark, 16-vjeçari V.Ç., i goditur prej A.N., 14 vjeç.

I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Vlorës, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë sherrit.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat 14-vjeçarin, i cili po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese