Transmetuar më 23-11-2017, 14:54

Kthjellimet mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësira të lehta shfaqen në zonat malore.

Pjesa e dytë të ditës vijon nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore, më të dukshme në zonat Veriore – Juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita do ruajë vlera të pandryshuara duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 1 – 18°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 18 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 ballë.

Europa

Brigjet Perëndimore të gadishullit Iberik dhe Europa Perëndimore vijojnë me vranësira dhe shira afatshkurtër të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu, Veriu i Europës mbetet me vranësira dhe reshjeve të pakta dëbore.

Ndërsa moti i kthjellët me vranësira kalimtare dominon pjesën më të madhe të Europës, vranësira më të dendura lokalizohen në Qendër të kontinentit. /b.l/noa.al/