Transmetuar më 23-11-2017, 15:23

Pse një mashkull vendos që të tradhtojë partneren e tij? Besimi është themelor në një raport dhe kur mungon, kriza është duke trokitur. Femrat janë më të fiksuara pas tradhtisë së partnerit, aq sa nisin kërkime nga më të shumtat për të gjetur gjurmë, por edhe aryse se pse ndodh tradhtia.

Mosha është një faktor që ndikon në tradhti. Për meshkujt janë vitet që ndikojnë, ku më të prirur janë kryesisht 29 dhe 49-vjeçarët, moshë kur tradhtohet dyfish më shumë se mesatarja.

Ndërkohë në moshën 39-vjeçare, meshkujt tradhtojnë një herë e gjysmë më shumë se mesatarja. Përveç moshës, një tjetër faktor ndikues është numri i viteve të martesës. Pas vitit të shtatë të martesës ose bashkëjetesës, 6 meshkuj në 10 dhe 5 femra në 10 e tradhtojnë partneren/in, sipas të dhënave të sajtit italian Incontri-ExtraConiugali.com.

Bëhet fjalë për krizën e famshme të vitit të shtatë. Ndërkohë për të dyja gjinitë, siç raporton noa.al, pas 18 vitesh martesë ose bashkëjetesë, mundësia e tradhtisë është për një person në 10.

Psikologët rendisin si arsye që shtyjnë drejt tradhtisë: Problemet me partnerin; mungesën e vëmendjes; një raport i pakënaqshëm emotiv, seksual, mungesë komunikimi etj; lodhja nga rutina; dëshira për të provuar emocione të forta; dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes së dikujt, për të rritur vetëbesimin; dëshirë për të ndëshkuar partnerin për ndonjë mungesë të tij. /a.y/noa.al