Transmetuar më 23-11-2017, 15:41

Një tjetër ish-zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit i shtohet listës së urdhër-arresteve të lëshuar nga Prokuroria për lidhjet e tyre me grupin Habilaj.

Sipas asaj që raporton Ora News, Prokuroria ka kërkuar arrestimin e Enkeleg Grekut, ish-drejtor i Postës së Policisë së Selenicës.

Urdhri është firmosur nga Prokuroria ndërsa policia është vënë në kërkim të ish-zyrtarit.

Ndërkohë që paralelisht vijon kontrolli për arrestimin edhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të policisë. Bëhet fjalë për Jaeld Çela, ish-drejtor i Policisë Vendore Vlorë, Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë si dhe Sokol Boden, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme këtë të enjte, tre ish-zyrtarët nuk janë gjendur në shtëpi, ndërsa janë shpallur në kërkim. (e.c/noa.al)