Transmetuar më 23-11-2017, 15:57

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë në familje, të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Karpen të Kavajës.

Sose Metushi rreth 47 vjeçe u vra me thikën e kuzhinës nga bashkëshorti i saj Sami Metushi. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të momentit, ku në gjaknxehtësi e sipër 50-vjeçari ka rrëmbyer thikën në kuzhinë dhe ka qëlluar për vdekje, nënën e dy fëmijëve të tij.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11.00 të paradites së kësaj të enjteje, ku pak pas krimit, i dyshuari u vu në prangat e policisë.

Në fotografitë që shoqërojnë shkrimin, shihen dy bashkëshortët në oborrin e banesës së tyre. Ata merreshin me bujqësi dhe rritjen e gjelave të detit, për të siguruar të ardhura për jetesën.

Bashkëshortët Metushi, nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike, ndërkohë që sipas fqinjëve, nuk rezultonin problematikë.

Aktualisht policia po merr në pyetje autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se në momentin e krimit fëmijët e çiftit nuk ndodheshin në shtëpi. /a.y/noa.al

Krim i rëndë në një familje në Kavajë, burri vret gruan me thikë