Transmetuar më 23-11-2017, 15:58

Një 33 vjeçar në Vlorë mund të konsiderohet me fat, pasi policia ka arritur të gjejë automjetin tip furgon që i kishin vjedhur më shumë se 8 muaj më parë.

Furgoni tip “Iveko”, në pronësi të 33 vjeçarit A.A u gjet një ditë më parë në lagjen “Lef Sallata”, teksa ishte i parkuar, i mbyllur dhe i pa dëmtuar.

Mbetet ende mister arsyeja e vjedhjes së furgonit dhe për çfarë mund të jetë përdorur ai gjatë kësaj kohe. Ndërsa dyshohet paraprakisht se autori mund ta ketë braktisur mjetin e vjedhur, i ndjerë  frikësuar se policia mund të ketë rënë në gjurmët e tij.

Furgoni u denoncua i vjedhur nga pronari që në mars të këtij viti, teksa blutë e Vlorës kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. (e.c/noa.al)