Transmetuar më 23-11-2017, 16:11

Një vajzë e re është zhdukur në mënyrë të mistershme qysh prej mesditës së djeshme, ndërkohë që prej saj nuk ka ende gjurmë.

Infermierja A.K., 45 vjeçe, ka kallëzuar në polici këtë të mërkurë, se në spitalin psikiatrik Elbasan, i është zhdukur njëra prej pacienteve.

Ajo ka thënë se i është larguar nga spitali pacientja D.A., 26 vjeçe banuese në fshatin Hotolisht të Librazhdit.

Bazuar në kallëzimin e infermieres, ajo ka thënë se nuk e ka parë se si ka ikur e reja, por vetëm disa orë më vonë pasi i ka dhënë ilaçet, ka konstatuar mungesën e saj.

Aktualisht po punohet punohet për gjetjen e së resë, ndërkohë që as familjarët nuk kanë gjurmë prej saj.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al