Transmetuar më 23-11-2017, 16:43

Presidenti Ilir Meta i ka dalë kundër për herë të parë që nga marrja e detyrës Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë ditës së sotme ai ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e parë të qeverisë.

Më konkretisht ai ka kthyer në Kuvend ligjin që ka të bëjë me tarifat gjyqësore, “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji konsiston që për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale të vendosen dy tarifa fikse prej 2500 lekësh dhe prej 5000 lekësh të reja për çështje të caktuara.

Por ndonëse vendosen tarifa fikse, ligji parashikon që duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ato do të pësojnë rritje progresive me 500 lekë çdo vit.

Kujtojmë se ligji kaloi me shumë debate në komisionin parlamentar, për shkak se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e kundërshtuan duke e quajtur si një ligj që synonte zhvatjen e parave nga ana e qytetarëve që përballeshin në gjykatë. /a.y/noa.al