Transmetuar më 23-11-2017, 17:20

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, aktualisht konkurrente e “Dance with me”, Xhensila Pere vazhdon të mbetet një nga vajzat më të komentuara në media e rrjetet sociale, shpesh prej deklaratave të saj.

Ditën e sotme Xhensila ishte e ftuar në emisionin “Ditë e re” në ‘Ora News’, ku e pyetur nga moderatorët nëse është e vërtet që ka kryer seks mbi deve, Xhensila e konfirmoi duke thënë se kjo është e vërtet.

Kujtojmë që Xhensila u bë e njohur nga “Big Brother” ku edhe aty u komentua shumë për lidhjen e saj me Fatjonin, por edhe sepse guxoi të kryejë marrëdhënie para kamerave.

Momentalisht ajo është konkurrente e spektaklit “Dance with me”, në krahë të partnerit të saj Trim Jetullahu.