Transmetuar më 23-11-2017, 18:36

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në “45 minuta” në Report Tv, u shpreh se opozita duhet të ishte në protesta, pasi sipas tij qeveria dhe vendi ndodhen nën pushtetin e krimit të organizuar.

I pyetur se pse opozita nuk ka organizuar asnjë tubim pas morisë së akuzave në adresë të qeverisë, Mediu tha se edhe ai ka të njëjtën pyetje për kryetarin e PD, Lulzim Basha. “Është një pyetje që s’të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam të njëjtën pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvizje shoqërore të cilat janë të domosdoshme”.

Mediu kërkoi gjithashtu një qëndrim të qartë të Bashës për kreun e KQZ-së, Klement Zguri, pasi PS kërkon shkarkimin e tij.

“Z.Basha duhet të mbajë një qëndrim të qartë për z.Zguri. S’është një mandat që ka të bëjë me invididë, por është ligjor dhe kushtetues. Pretendimet e ngritura nga PS se ka fshehur procedimin për kreun e bashkisë Mallakastër, kujtoj që kjo çështje është shqyrtuar nga kryetarja e mëparshme, Lefteri Luzi dhe është hedhur poshtë, edhe nga z.Biba gjithashtu, e nuk binte ndesh me ligjin e dekriminalizimit. Ky është një aspekt juridik që nuk ka peshë me atë që do të bëjë PS“.

Sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjen e qeverisë “Berisha” me Greqinë për detin e firmosur në vitin 2009, Mediu tha se vlerëson këtë vendim. /k.k/noa.al/