Transmetuar më 23-11-2017, 16:18

Ulje të papara për biletat e udhëtimit me tragetët bashkëkohorë që ofron kompania “Ventouris Ferries”, duke përfituar çmime të zbritura deri në 70 për qind më lirë.

Oferta vjen në kuadrin e “Ventouris Ferries” “Black Friday” dhe ka bërë që të interesuarit të rendin për të prenotuar biletat e tyre.

NOA mësoi se oferta është e vlefshme nga mesnata e sotme, 00.00 e 24 nëntorit dhe për 24 orë rresht.

Edhe pse oferta marramendëse zgjat 24 orë, ajo është e vlefshme për të gjitha udhëtimet që mund të prenotoni nga data 24 nëntor 2017 deri më 30 shtator 2018.

Ndaj nëse ju planifikoni të udhëtoni dhjetë muajt e ardhshëm, mund të përfitoni nga mundësia e artë që veç çmimeve konkurruese që “Ventouris Ferries” ofron gjithmonë, të merrni dhe uljen e 24 orëve të ardhshme deri në -70 për qind.

Oferta është e vlefshme për linjën shqiptare, por edhe atë greke.

Kompania informon se biletat e blera me ofertën speciale “Black Friday” nuk janë të rimbursueshme.

Oferta është e vlefshme për një numër të kufizuar vendesh.

Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë biletat mund të drejtohen tek agjencia e tyre e udhëtimit ose mund t’i blejnë menjëherë online në faqen zyrtare të Ventouris Ferries duke klikuar këtu. /noa.al/