Transmetuar më 23-11-2017, 20:14

Skuadra e Skënderbeut luan takimin e radhës sonte në orën 21:05, të vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Korçarët do të luajnë përballë Dinamos së Kievit, tashmë e kualifikuar.

Nëse do të arrijnë fitore, korçarët do të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.

Ndërkaq është publikuar edhe formacioni që do të zbresë në fushë që nga minuta e parë e takimit:

Formacioni i Skënderbeut:

Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue./a.k/noa.al/