Transmetuar më 23-11-2017, 20:35

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e kësaj të enjte emrat e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit, që sipas tij kanabizuan vendin.

Në denoncimin e tij, Berisha thekson se në krye të piramidës së krimit qëndron Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij së bashku me Saimir Tahirin, si dhe 43 deputetë socialistë

Në emrat e publikuar, ish-Kryeministri akuzon krerë të lartë të policisë, më së pari Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako si përgjegjës për lejimin e kultivimit dhe trafikimit të drogës.

“Në krye të Narkoshtetit si kryarkitekt, kryegjykatës, kryprokuror qëndron Noriega i gjithëfuqishëm. Pas tij vijnë narkoministrat me role kryesore, ish ministri, tani i persektutuari politik i drogës, Samir Trafiku dhe pasardhësi i tij, Xhafa i drogës, Ndrikull Kodheli, Gjeneral Trafiku. Pas tyre vijnë 43 narko-deputetët, kumbarë dhe ndrikulla të futur në parlament me paratë dhe lidhjet e drogës. Pas tyre vijnë bajlozët lokal të drogës si Don Lalet, Lelet, Subashet, Gjushet, Kokoneshet, Bushet, Rroshet, Peçet, Zotot, Ndoket, Bardhet, Ramet etj etj”, shruan Berisha

Bashkangjitur postimit, ish-Kryeministri ka publikuar edhe një listë të bërë publike nga PD që në vitin 2014, ku akuzonte krerë të lartë të shtetit si të përfshirë në trafikun e drogës.

Ky denoncim i Berishës vjen në një kohë kur Prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste për të paktën 3 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit në lidhje me dosjen "Habilaj", emra këta të denoncuar nga PD një vit më parë. (e.c/noa.al)