Transmetuar më 23-11-2017, 21:04

Katër Administratorë të njësive Bashkiake në Tiranë janë liruar nga detyra këtë të enjte. Vendimi mban firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ku që të gjithë vijnë nga radhët e LSI 

Sipas asaj që raporton Ora News, bëhet fjalë për Administratorët e Njësive 2, 8, 11 dhe Njësisë Administrative Bërzhitë.

Konkretisht janë liruar nga detyra Administrator i njësisë 2 Elez Gjoza, i Njësisë 11 Gentian Arapi, i Njësisë Berzhitë, Refik Velia, Njësisë 8, Erjon Xhafa 

Vendimi mësohet të jetë marrë pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë nga ana e tij mësohet se kryebashkiaku nuk ka ngurruar të falënderojë 4 administratorët e LSI-së për kontributin 2-vjeçar në Bashki. (e.c/noa.al)