Transmetuar më 23-11-2017, 21:35

Miratimi këtë të enjte i projektit që parashikon mbjelljen e rreth 600 pishave në vend të palmave në autostradën Tiranë-Durrës, ka sjellë rredhje të votave nga ana e këshilltarëve të opozitës.

Sipas asaj që raporton BalkanËeb, bëhet fjalë për këshilltarin i LSI, Naim Halili dhe atë të PR Ferdinamd Papadhima, të cilët mësohet se kanë votuar pro këtij projekti.

“Kryetari i Bashkisë po punon, dhe nuk dua të hyj në histori si dikush që bllokoi punën në Tirane. Për sa kohe që do punojë do vazhdoj ta mbështes me votë në këshill”, mësohet të ketë thënë Naim Halili i LSI.

Projekti që kushton rreth 2,5 milionë euro për mbjelljen e pishave u miratua me 31 vota pro, ndërsa Këshilltarët e PD u larguan pak para se të niste votimi i rendit të ditës.

Vetë kryebashkiaku Erjon Veliaj përshëndeti votën pro të këshilltarëve të opozitës, ndërsa po këtë të enjte firmosi edhe lirimin nga detyra të 4 Administratorëve Bashkiakë të LSI që kundërshtuan projektet e Bashkisë. (e.c/noa.al)