Transmetuar më 23-11-2017, 21:44

Për deputetin e Partisë Socialiste Ulsi Manja, është normale arratisja e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë të shpallur në kërkim, si të implikuar në grupin Habilaj.

I ftuar në emisionin "Të paekspozuarit", deputeti Manja tha se për aq kohë sa ligji nuk ka funksionuar mbi 27 vite, arratisja e tre ish-zyrtarëve të policisë mund të cilësohet si një situatë normale

“Është një situatë normale në gjykimin tim, pasi ka 27 vite që nuk është zbatuar ligji, dhe opinioni publik nuk ka qënë mësuar me këto lajme. Ky është një procedim i filluar që në 2016 ,dhe uroj të mos jetë thjesht me materialet e përkthyera të ardhur nga Katania, por të ketë prova nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Një oficer policie, duhet të dorëzohet para drejtësisë lidhur me ato akuza që ngarkohet”, tha deputeti socialist

Prej më shumë se 24 orë, Policia ka shpallur në kërkim, me kërkesë të Prokurorisë, ish- zyrtarët e policisë Jaerd Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohilla (e.c/noa.al)