Transmetuar më 23-11-2017, 22:07

Nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me akuzat për implikim në trafik droge.

Deklarata ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "360 gradë" në Ora Neës.

I pyetur nga gazetari Artur Zheji, Kryeministri Rama mohoi të ketë një hetim nga ndërkombëtarët, por vetëm nga Prokuroria në Shqipëri.

Shefi i qeverisë ju referuar deklaratës së bërë nga përfaqësuesi i SHBA në OSBE Harry Kaiman i cili këtë të enjte tha në Vienë se Tahiri rezulton i implikuar në trafik droge në Itali.

"Di që ish-ministri është nën hetim në Shqipëri dhe jo Itali dhe për sa kohë hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat nuk jam dakord me këtë shprehje." tha shkurtimisht kryeministri Rama (e.c/noa.al)