Transmetuar më 24-11-2017, 00:04

Ardit Gjebrea është një nga njerëzit më të suksesshëm në botën e televizionit.

Ai moderon prej vitesh emisionin “E diela shqiptare” dhe spektaklin “Kënga Magjike”.

Ai ka zbuluar së fundmi se po krijon një këngë të re dhe se do e këndojë në duet.

Në këtë duet Gjebrea shoqërohet nga vajza e tij, Anna.

Arditi nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, tregon se po punon në studion e Darko Dimitrov për këngën e re.

Projektn e ri do të mund ta dëgjoni në “Kënga Magjike”

Teksti i kësaj kënge është shkruajtur nga Olti Curri.

Postimi i Arditit:

Në studion e @darkodimitrov …sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës me një duet. E me kë tjetër? Me #annagjebrea #kengamagjike2017 #PerTy Lyrics @olticurri./a.k/noa.al/