Transmetuar më 24-11-2017, 00:41

Madhësia e gishtave tuaj të mëdhenj thonë shumë për personalitetin tuaj.

Nëse gjysma e parë është më e gjatë se gjysma e dytë Atëherë, ju jeni shumë pasionatë dhe besnikë. Kur dashuroni dikë keni tendencën për të harruar gjithë pjesën tjetër të botës për shkak se bëheni shumë posesiv pas partnerit tuaj. Shpesh herë e ekzagjeroni nëse partneri juaj nuk ju kthen mesazhet ose telefonatat. Prandaj bëni kujdes sepse mund të trembni partnerin.Nëse gjysma e parë është më e vogël se e dyta

Jeni njerëz që vëzhgoni dhe mendoheni shumë para se të veproni. Jeni shumë të sinqertë dhe të afrueshëm por kur vjen puna tek dashuria ju i mbani ndjenjat tuaja brenda.

Nëse pjesa e parë dhe e dyta janë të barabarta

Jeni njerëz shumë të qetë. Ju pëlqen të planifikoni dhe të analizoni të gjitha veprimet tuaja. I kontrolloni shumë mirë emocionet tuaja prandaj është e vështirë që t’ju dalë situata prej duarve. Jeni shumë objektiv kur vjen puna tek dashuria dhe lidhjet që krijoni. Prandaj ky personalitet që keni jua komplikon jo pak herë lidhjet.