Transmetuar më 24-11-2017, 07:43

Shega është një frut shumë i preferuar vjeshtor, i cili gjendet gjerësisht në tryezat tona. Por a e dini se ka disa njerëz të cilët duhet ta shmangin kategorikisht këtë frut? Po ka! Të paktën duhet ta shmangin konsumin në periudha të caktuar.

Konsumi i shegës duhet shmangur nga personat të cilët janë para një ndërhyrje kirurgjikale, kjo pasi shega ndikon tek tensioni i gjakut.

Rekomandimi i mjekëve është që ky frut të eleminohet maksimalisht nga konsumi, mesatarisht dy javë para ndërhyrjes.

Shega ndikon në uljen e tensionit të gjakut, duke sjellë komplikime gjatë ndërhyrjes.

Gjithashtu edhe personat që zakonisht e kanë të ulët tensionin e gjakut, duhet ta evitojnë konsumin e këtij fruti.

Gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijën me gji, nuk këshillohet që ta përdorin. Kjo pasi mendohet se u pakëson qumështin dhe e “tharton” atë. /a.y/noa.al