Transmetuar më 24-11-2017, 08:11

Në një kohë që bota e kinemasë është përfshirë nga skandali i abuzimeve seksuale, një tjetër aktore e njohur denoncon se është ngacmuar seksualisht nga regjisori.

Bëhet fjalë për aktoren Uma Thurman , e cila drejton gishtin drejt Harvey Weinstein.

Protagonistja e “Kill Bill”, film i prodhuar nga Weinstein, me rastin e ditës së Falenderimeve, nëpërmjet një postimi në Instagram theu heshtjen duke shkruar “Edhe unë”.

“Kam thënë se isha e inatosur së fundmi dhe kisha disa arsye, #edheunë, në rast se nuk kuptohet nga shprehia e fytyrës sime”, shkruan ajo, citon noa.al.

Gjatë javëve të kaluara pas denoncimeve të para ndaj Weinstein, Uma Thurman kishte deklaruar se preferonte të priste përpara se të fliste. Por tashmë duket se momenti erdhi.

“Besoj se është e rëndësishme të ndjekësh kohën tënde, të jesh i drejtë, i saktë kështu që… gëzuar ditën e Falenderimeve të gjithë! (Përjashtoj Harvey dhe gjithë konspiracionistët e tu, ti nuk meriton plumbin, por duhet të vuash ngadalë)”, shkroi aktorja në postimin e saj. /a.y/noa.al