Transmetuar më 24-11-2017, 08:27

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premte me një video informuese për zhvillimin urban dhe transformimet në infrastrukturën rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese për zhvillimin urban e transformimet në infrastrukturën rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve përmes Buxhetit 2018, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Por ky postim i tij është shoqëruar me reagime të shumta nga ana e qytetarëve, ku njëri shkruan “Ik o kazan, tepsi le nam duke na futur duart në xhepat e qytetarëve , plus ujit që u rrit 44$ do u marrësh dhe 5 mijë lekë në janar për administratorët çdo muaj tek fatura e ujit, mjerë ky popull”.

“Të uroj ditë të mbarë por do të lutesha ta shikoje pak më me seriozitet çështjen e punësimit të të rinjve të këtij vendi të cilët janë të mirëarsimuar sepse pjesa më e madhe po e braktis vendin për shkak të papunësisë”, shkruan një tjetër.

“Po në video e fotografi çdo gjë bukur. Po realiteti si është ???”, është një tjetër koment. /a.y/noa.al