Transmetuar më 24-11-2017, 09:39

Ashtu siç paralajmëroi Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka nisur aksioni kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë”.

Ky aksion do të zgjasë plot gjashtë muaj dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, duke folur ditën e sotme, teksa shoqëroej nga homologia nga Kosova, ftoi që të gjithë qytetrarët që t’i bashkohen aksionit.

“Sezoni veror 2010 do ta gjejë Shqipërinë më të pastër”, u shpreh Klosi.

Duke folur ditën e martë në aktivitetin “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Kryeministri tha se aksioni që fillon në datën 24 nëntor do të kthehet në një operacion gjashtë mujor dhe do të përfundojë në 24 maj të vitit 2018.

Ai garantoi se operacioni do të jetë çdo ditë, duke vënë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme, në mënyrë që Shqipëria turistike e vitit të ardhshëm të jetë e çliruar nga barra e plehrave në vitin që vjen.

Por kreu i qeverisë deklaroi se po punohet që pas pastrimit të jenë mekanizmat e duhura, në mënyrë që situata të mos kthehet sërish mbas dhe që pastërtia e vendit të lërë përshtypje tek çdokush që e viziton. /a.y/noa.al