Transmetuar më 24-11-2017, 09:52

Një vajzë e mitur nga Fieri, e deklaruar e zhdukur nga banesa nga prindërit e saj, është kapur në mes të natës me një djalë.

Mbrëmjen e djeshme, e enjte, rreth orës 22:30, në fshatin Kallm i Madh, 22-vjeçari Oltjon Buzi, është kapur në flagrancë me vajzën 13-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e saj.

I riu u vu në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, ndërkohë që priotet ekspertiza për të verifikuar nëse është konsumuar akti seksual.

Noa.al mëson se vajza ishte larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe prindërit e saj kur kanë konstatuar gjatë pasdites se vajza nuk gjendej në banesë, kanë lajmëruar policinë.

Uniformat blu kanë nisur kërkimet intensive, ku në orët e vona të mbrëmjes e kanë gjetur bashkë me 22-vjeçarin në një zonë të mënjanuar, jo shumë larg banesës së saj.

E reja ka deklaruar në polici se ishte larguar me dëshirë, dhe se ishte e lidhur me Buzin. E njëjta gjë është konfirmuar edhe prej tij, por për shkak të moshës së mitur tëe vajzës dhe në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse është konsumuar akti seksual, 22-vjeçari u vu në prangat e policisë. /a.y/noa.al