Transmetuar më 24-11-2017, 11:30

Tashmë duket se është bërë e modës që personazhet e njohur të ekranit të reklamojnë gjyshërit e tyre.

Pas aktorit të humorit Bes Kallaku, i cili Ijen e ka bërë pjesë të pandarë të tij dhe të publikimeve në rrjetet sociale, kësaj radhe është reperi Stresi ai që krenohet me gjyshin e tij.

Paraditen e sotme Stresi ka publikuar në Instagram një video ku shihet në makinë me gjyshin, ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e tij.

Gjyshi ndjek ritmin e këngës, ndërkohë që Stresi e pyet “A të pëlqen?”

“Po” përgjigjet gjyshi, ndërkohë që vijon të ndjekë ritmin. /a.y/noa.al