Transmetuar më 24-11-2017, 12:00

Këngëtarja Aurela Gaçe është ndër më energjiket e skenës shqiptare, e cila preferohet nga një publik i gjerë.

Por suksesi në skenë duket se është i balancuar edhe me atë në familje, ku Aurela nënë e dy vajzave të vogla, ndihet e bekuar.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Facebook një fotografi, ku shihet vajza e madhe e saj duke puthur më të voglën.

“Pamja më e bukur, qetësia e shpirtit. Forca e jetës time, dashuria ime. Kuptimi i jetës time, pasuria ime. Faleminderit Zot. Grace, Abigail Isabel dymotra”, shkruan Aurela.

Ajo nuk e ka treguar sërish fytyrën e vajzës së vogël.

Ndërkohë vajzën e madhe Grace, e ka prezantuar shpesh herë në rrjetet sociale, e cila duket se ka marrë shumë nga natyra e së ëmës. /a.y/noa.al