Transmetuar më 24-11-2017, 12:09

Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea, ish zv/ministre e Brendshme për të cilën thuhet se ka udhëtuar me Saimir Tahirin dhe Habilajt në makinën “Audi”, kur ish-ministri ua kishte shitur kushërinjve, ka folur sot për mediat në ambientet e Kuvendit, e pyetur për thirrjen e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. “Nuk jam thirrur në Prokurori, jam gati të shkoj”, tha ajo.

Teksa gazetarja e pyeti: Ke udhëtuar me Habilajt? Gjebrea iu përgjigj: “Ti moj vajze nuk je prokurore të më pyesësh në këtë mënyrë”.

Ish/zëvendës ministrja e Brendshme Elona Gjebrea në fashikullin e prokurorisë thuhet se ka udhëtuar me ish-ministrin Tahiri.

Më tej ajo kërkoi nga gazetarët të mos bëjnë lojën e "kazanit". "Në radhë të parë përdorni etikën dhe mos vazhdoni lojën e kazanit. Të manipuloni, të përdorni shpifje", tha Gjebrea.

Të enjten burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se Elona Gjebvrea ka udhëtuar me këtë makinë në gusht të vitit 2014. Lidhur me këtë episod ish-zëvendësministrja pritet të pyetet nga Prokuroria. /b.l/noa.al/