Transmetuar më 24-11-2017, 12:23

Policia del me deklaratë zyrtare lidhur me grabitjen me armë dhe maska të ndodhur mesditën e djeshme, ku një automjet u grabit dhe iu vu zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:15 të së enjtes, në rrugën e Dukagjinit, në fshatin Kir, ku tre persona të armatosur dhe me maska grabiten një mjet tip “Land Rover” me targa AA285DG, me drejtues shtetasin P.K.

Policia thotë se pasi i bënë shenjë shoferit të ndalonte, grabitësit kanë qëlluar me armë mbi gomën e parë të mjetit. Më pas kanë urdhëruar shtatë personat që ndodheshin në mjet të zbrisnin, të linin telefonat dhee të largoheshin.

Drejtuesit të mjetit i morën edhe portofolin, por bëhet me dije se nuk është ushtruar dhunë fizike ndaj tyre, ndërsa më tej mjeti u gjet i djegur.

Policia ka shoqëruar disa persona ne lidhje me ngjarjen dhe po punon intensivisht për identifikimin, dokumentinimin ligjor dhe kapjen e autorëve.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Mbajtje pa leje i armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al

Grabitja me armë në Dukagjin, pasagjerët tregojnë momentet e tmerrit: Kush kthen kokën, do vritet

Maskat grabisin pasagjerët e një furgoni në Dukagjin, i vihet zjarri mjetit