Transmetuar më 24-11-2017, 14:37

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit, u është komunikuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ata u arrestuan sot ndërsa po hynin në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë dërguar menjëherë në paraburgim.

Urdhërarresti i Gjykatës Themelore ndaj këtyre deputetëve ishte me kohë i specifikuar me këto masa.

Ish-kreu i VV u arrestua në bazë të urdhër arrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës që u hodh në Kuvend. Ai është ndaluar teksa po hynte në godinën e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Një ditë më parë, gjyqtari Beqir Kalludra urdhëroi arrestimin e tre deputetëve, ndërkohë që u caktoi edhe paraburgim, për shkak të mosparaqitjes së tyre në seancën gjyqësore. /b.l/noa.al/