Transmetuar më 24-11-2017, 14:56

Është përfshirë nga flakët paraditen e sotme një banesë private në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30,  në Ishull Lezhë, ku është konstatuar se flakët kanë përfshirë një dhomë të banesës së shtetasit XH.L.

Burimet policore bëjnë me dije se nga zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit. /b.l/noa.al/