Transmetuar më 24-11-2017, 15:16

Po transportonte drogë, por ka rënë në prangat e policisë, të cilët i kishin ngritur pritë në dalje të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Arrëz, ku është bërë i mundur arrestimi i Aleks Ndrekës, 35 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz.

Pas informacioneve të marra nga policia në rrugë operative se automjeti tip  ”Benz”, me targë TR4414P po transportonte kanabis, ka ngritur postbllok në dalje të qytetit të Fushë-Arrëzit.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e mjetit u gjet dhe u sekuestrua në total 1 kg e 260 gr lëndë narkotike kanabis sativa. 

35 vjeçari është shoqëruar në komisariat ku është pyetur se nga vinte lënda narkotike dhe cili ishte destinacioni i saj.

Në përfundim të hetimeve, policia i ka referuar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”. (e.c/noa.al)