Transmetuar më 24-11-2017, 16:49

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një këmbësore ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në bulevardin " Zhan Dark", ku Agron Dedja, 21 vjeç, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar një këmbësore e cila po kalonte rrugën.

Menjëherë pas aksidentit e dëmtuara u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por raportohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, i cili pritet të merret në pyetje.

Gjithashtu edhe grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë. /b.l/noa.al/