Transmetuar më 24-11-2017, 17:35

Në kuadër të veprimtarisë “Java e Fëmijëve Jetimë” që zhvillohet nën kujdesin e Presidentit Ilir Meta, zv/ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, z.Bai Yunbin vizitoi sot ekspozitën e hapur me këtë rast pranë Presidencës.

Në aktivitetin ku merrnin pjesë nxënës të shkollave 9-vjeçare "Hillary Klinton” dhe"100 Vjetori i Pavarësisë", si edhe nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz, Yunbin, shprehu solidaritetin e tij me fëmijët pa kujdes prindëror në Shqipëri dhe në emër të popullit kinez ndau dhe disa dhurata e ndihma materiale.

“Është kënaqësi për ne në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës që të japim kontributin shumë modest për fëmijë kaq të bukur e të dalluar.

Në emër të Ambasadës duam të vlerësojmë nismën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për këtë çështje.

Shpresojmë që në të ardhmen ju të keni më shumë njohuri edhe për Kinën. Ju uroj një jetë sa më të këndshme dhe suksese në mësime”, theksoi Yunbin. /b.l/noa.al/