Transmetuar më 24-11-2017, 18:06

Ndryshimet në institucionet kryesore të vendit vijojnë ende. I fundit është largimi nga Hipotekat e regjistrueses Blerina Doracaj, ndërsa në vend të saj është emëruar Elion Semanaj.

Ky i fundit u prezantua më parë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Elion Semanaj e mori këtë detyrë në sajë të një konkursi të zhvilluar.

35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës. Ajo u rendit në vendin e 23 në listë.

Doracaj ishte një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare. Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste. 

Më parë ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës. /b.l/noa.al/