Transmetuar më 24-11-2017, 18:13

Një 19 vjeçar në Durrës  ka mbetur i plagosur teksa po udhëtonte me automjetin e tij, teksa është përlasur nga një mjet tip “Benz”.

Ngjarja ndodhi këtë të premte në fshatin Hamallaj, ndërsa i plagosur ka mbetur K.R., 19 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku pas marrjes së ndihmës së parë mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, shkaktar i aksidentit mësohet të jetë 20 vjeçari me iniciale A.K., i cili ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Jo vetëm kaq, por edhe pas përplasjes, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, u vu në ndjekje të tij duke bër të mundur arrestimin e tij pak minuta më pas. (e.c/noa.al)