Transmetuar më 24-11-2017, 18:42

Të shtëna me armë në një metro në Londër janë raportuar mbrëmjen e kësaj të premte.

Nga raportimet e para të mediave ndërkombëtare, të shtënat kanë ndodhur në “Oxford Circus”, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima.

Policia londineze ka rrethuar zonën, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi sulmi.

Autoritetet angleze dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një akt terrorist, por deri më tani nuk ka konfirmime.

Ndërkohë nga pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes, shihet qartë paniku në rrugët e Londrës.

Incidenti ka ndodhur në orarin kur metroja ishte e tejmbushur, sipas dëshimtarëve janë dëgjuar të shtëna. (e.c/noa.al)