Transmetuar më 24-11-2017, 19:54

Një mësuese është arrestuar pasi dyshohet se gjatë orës së mësimit po merrte drogë. Ngjarja është incizuar nga një nxënëse në klasë.

Më pas nxënësja shpërndau videon me shokët e klasës dhe më vonë me stafin tjetër të shkollës, për të përfunduar edhe në dorën e policisë.

“Ajo ishte në qoshe, e fhehur me një karrige dhe një libër, dhe dukej qe po merrte kokainë”, ka thënë nxënësi që filmoi videon.

“Unë në fakt kam parë pamjet disa herë dhe kuptova se mësuesja ime e gjuhës angleze po merrte kokainë”

Mësuesja është Samantha Cox, 24 vjeçare. Policët shtetërorë të Indianas arrestuan Cox për posedimin e drogës dhe akuza për bartje të drogës.

Zyrtarët më vonë thanë se substanca për të cilën ajo ishte kapur mund të ishte një përzierje e heroinës dhe kokainës. /k.k/noa.al/