Transmetuar më 24-11-2017, 20:17

Dy shqiptarë tentuan të arratiseshin nga burgu i Koridhalos në Greqi, por plani i tyre nuk shkoi ashtu siç e kishin menduar.

Policia greke kuptoi dhe zbuloi gjithçka, duke parandaluar kështu një tjetër rast të arratisjes nga burgu, në një kohë kur në Greqi ka një debat për sigurinë në këto institucione.

Shqiptarët u kapën duke filmuar dhe fotografuar hyrjen e burgut mbrëmjen e djeshme, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Pas kësaj, autoritetet dyshuan se ky ishte një plan për arratisje, shkruan usay.gr.

Të rinjtë shqiptarë,18-20 vjeç, sapo kishin mbërritur me autobus nga Shqipëria. Ata shkuan direkt jashtë burgut të Koridhalos. Ndërsa një tjetër informacion i mediave greke thotë se dy shqiptarët po qëndrojnë në Athinë në zonën e Metaksurgio. /k.k/noa.al/