Transmetuar më 24-11-2017, 21:15

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur me një burrë, i cili humbi shikimin nga njëri sy pasi kaloi në orgazëm gjatë marrëdhënies seksuale.

Rasti ka ndodhur me nje 29-vjeçar anglez, por sic thane mjeket, humbja e shikimit ishte e përkohshme.

Djali i tha mjekut se nuk shihte nga njeri sy në mëngjes, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me partneren e tij.

Mjeku e qetësoi duke i thënë se shikimi do t’i rikthehej pas 24 orëve. Mjekët zbuluan gjithashtu një hemorragji të vogël në syrin e majtë, që i ishte bllokuar përkohësisht shikimi.

Ata arritën në përfundimin se burri kishte mbajtur frymën për disa çaste gjatë aktit seksual dhe kjo kishte shkaktuar presion rreth syrit të tij, duke çarë një enë gjaku. /k.k/noa.al/