Transmetuar më 24-11-2017, 21:21

Një 42 vjeçar shqiptar i dënuar me 14 vite burg për trafik droge në Angli, është ekstraduar këtë të premte në Tiranë.

Ai është Judmir Shazivari i arrestuar në 2014 nga autoritetet angleze, si një nga drejtuesit e rrjetit të trafikut të kokainës në Britaninë e Madhe.

Arrestimi i shqiptarit në atë kohë mori vëmendjen e mediave britanike, pasi shqiptari dhe britaniku Darren Lazarus, trafikonin mbi 1 kg kokainë çdo javë në periudhën qershor 2013- prill 2014.

Hetimet zbuluan se Lazarus i telefononte Shazivarit, ndërsa ky i fundit i telefononte një të treti. Më pas korrieri e transportonte drogën për në Sëindon me taksi ose me makinë private.

42 vjeçari shqiptar deri më tani ka kryer 3.9 vjet burg , ndërsa pjesën tjetër të dënimit do ta vuajë tashmë në Shqipëri. (e.c/noa.al)