Transmetuar më 26-11-2017, 19:08

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Kosovë.

Nga të shtënat me armë zjarri janë regjistruar në Gjilan dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mediat vendase shkruajnë se një person ka zbrazur plumba drej një lokali në qendër të qytetit, në lagjen Dardania.  

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu mësohet se i dyshuari është i njohur për Policinë, por që është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe është shpallur në kërkim./a.k/noa.al/