Transmetuar më 27-11-2017, 15:14

Ultësira perëndimore dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira të shpeshta e reshje të pakta, do të ketë në zonat Lindore.

Pasditja kthjellon kushtet e motit edhe në Lindje të duke bërë që Shqipëria të dominohet nga mot i kthjellët por i ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri  40 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Perëndimi dhe Qendra e Europës duke përfshirë edhe rajonin e Baltikut paraqiten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Po ashtu, vranësira dhe shira të përkohshëm dominojnë motin në ekstremin Jugor të gadishullit Iberik dhe gjithë pellgun e Detit të Zi.

Ndërsa vendet e Mesdheut dhe pjesërisht Europa Qendrore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. /b.l/noa.al/