Transmetuar më 29-11-2017, 15:10

Vranësira dhe shira të dendur dominojnë zonat Veriore ndërsa reshje më të pakta do të ketë në Qendër dhe Jug të territorit.

Gjatë mesditës dhe pasdites shirat intensifikohen në Veri dhe Qendër dhe gradualisht deri në mbrëmje, reshjet intensifikohen edhe në zonat Jugore.

Pas mesnatës parashikohet pakësim i reshjeve në Veri dhe Qendër ndërsa zonat Jugore mbeten me vranësira dhe shira të konsiderueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 6 – 7°C në orët e mëngjesit ndërsa rritja gjatë mesditës do të jetë më e moderuar si pasojë prezencës së reshjeve.

Era do të fryjë e fortë dhe deri shumë e fortë gjatë mesditës, duke arritur shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa dallgëzimi në det do të ngjitet në 5 – 6 ballë.

Europa

Fuqizohen vranësirat dhe reshjet në pellgun e Mesdheut dhe kryesisht në Ballkanin Perëndimor ku priten shira intensive. Po ashtu, Europa Qendrore dhe Perëndimore paraqiten me vranësira dhe reshje të pakta.

Por gadishulli Iberik e Skandinavia paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare, kushte që dominojnë pjesën më të madhe të Europës Lindore. /b.l/noa.al/