Transmetuar më 30-11-2017, 07:45

“Nëse do të shpërthejë lufta, regjimi koreano-verior do të jetë tërësisht i shkatërruar”.

Është kjo deklarata e ambasadores amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, i thirrur me urgjencë këtë të mërkurë. Ajo tha se testimi i raketës afron botën drejt luftës.

Por ambasadorja Haley shkoi më tej duke ftuar të gjithë vendet anëtare që të ndërpresin çdo raport me Korenë e Veriut, duke kërkuar izolimin politik të këtij vendin, limitimin e bashkëpunimit ushtarak, shkencor dhe tregtar.

Ajo saktësoi se disa vende vijojnë të financojnë programin nuklear koreano-verior.

Nga ana e tij Presidenti amerikan Donald Trump tha se, “Kim Jong Un është një këlysh i sëmurë”.

Gjatë një vizite në Missouri, kreu i Shtëpisë së Bardhë e etiketoi Kim Jong Un, si një “Sick puppy”, ose thënë ndryshe një kalush i sëmurë. /a.y/noa.al